Aktori i teatrit “Migjeni” Fritz Selmani dhuroi shumë emocione teksa ishte i ftuar në emisionin “Star Kids” në Star Plus duke iu përgjigjur pyetjeve të fëmijëve. Selmani tregoi fillimisht se si nisi karriera e tij si aktor për të ardhur deri në ditët e sotme teksa është konfirmuar me rolet e tij.

Një ndihmesë të jashtëzakonshme në skenë Fritz Selmanit i kanë dhënë aktorët ikona të Shkodrës por edhe Shqipërisë me të cilët ka luajtur në disa shfaqje të ndryshme.

Një moment emocionues është momenti kur Selmani foli për herë të parë publikisht për babain e tij të ndjerë, aktorin e humorit Aleks Selmani i cili u nda nga jeta në vitin 2001 pas një ngjarje tragjike asokohe.

Në fund dha edhe një këshillë për të gjithë fëmijët se si duhet të jetë e ardhmja e tyre.
Në “Star Kids” aktori Fritz Selmani foli edhe për shumë aspekte të tjera të jetës së tij artistike por edhe familjare duke ndarë momentet e bukura por edhe të vështira përballë fëmijëve të pranishëm por edhe teleshikuesve.

Artikulli paraprakZGJIDHET PROBLEMI I PUNONJËSVE TË SHËRBIMIT URBAN
Artikulli tjetërBETEJA PËR HEC-et NË FAN TË MIRDITËS