ΔΙΚΑΙΩΝΟΝΤΑΙ ΟΙ ΕΛΛΗΝΕΣ ΠΕΣΟΝΤΕΣ ΣΤΗΝ ΑΛΒΑΝΙΑ

Që nga fundi i janarit, kur filloi procesi i zhvarrimit në Dragot të Tepelenës, kanë gjetur eshtrat e 108 ushtarëve grekë të rënë në luftën italo-greke.

Njoftimi është bërë të enjten në Athinë nga shtabi i përgjithshëm i ushtrisë vendase.Shtabi sqaron se eshtrat e gjetura nuk janë identifikuar ende.

Identifikimi pritet të jetë një proces i gjatë, për të cilin do të duhet të kryhen ekspertiza laboratorike.

Për këtë qëllim në laboratorin e biologjisë molekulare, në spitalin ushtarak të Athinës është krijuar një data basë me kampionë gjaku nga të pasardhës të ushtarëve që humbën jetën në luftën e 1940-1941-shit.

Janë më shumë se 360 kampionë të tillë, bën të ditur shtabi i përgjithshëm, që komenton se kjo dëshmon interesimin e madh që ka nga ana e të afërmve të të rënëve.

Zhvarrimi i eshtrave të ushtarëve grekë në Shqipëri, që filloi në fund të janarit të këtij viti, u përshëndet nga Athina zyrtare si një rezultat konkret i takimeve intensive në Kretë dhe në Korçë të ministrit të jashtëm grek Nikos Kotzias me homologun e tij shqiptar, Ditmir Bushati.

Artikulli paraprak“I PARI SULM KIMIK NË EUROPË PREJ LUFTËS SË DYTË BOTËRORE”
Artikulli tjetërSHBA SANKSIONE TË REJA NDAJ RUSISË, NDËSHKON 19 BIZNESMENË