Në Studio e Hapur në orën 15:10 në Star Plus Tv do të jetë i ftuar ish deputeti dhe ish kryetari i bashkisë Shkodër Lorenc Luka. Ish kryebashkiaku është pjesë e 29 emrave të rithemelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë ndërsa ishte pjesë e Kuvendit Kombëtar të PD të thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha.

Ish deputeti Luka do të flasë lidhur me situatën e kohëve të fundit në Partinë Demokratike ndërsa do të ketë një mesazh edhe për të gjithë demokratët shkodran dhe më gjërë. Ju ftojmë të na ndiqni!

 

 

Artikulli paraprakPRESIDENTI: E DI SESI ËSHTË TË KESH NJË KARRIGE BOSH RRETH TRYEZËS SË KRISHTLINDJEVE
Artikulli tjetërFESTAT E FUNDVITIT, POLICIA E SHTETIT THIRRJE SUBJEKTEVE TREGTARE: MOS TENTONI TË TREGTONI FISHEKZJARRE