Shqipëria duhet përmirësuar në disa shtylla kryesore si zbutja e varfërisë, pastrimi i sistemit të drejtësisë, mirëqënia sociale që përbëjnë themelet e zhvillimit të qëndrueshëm. Kështu u shpreh Sebastiaan Berends, në një trajnim me studentët e universitetit të Shkodrës për zhvillimin e qëndrueshëm.

“Jemi këtu për të folur për një axhendë që është shumë ambicioze për 15 vitet në vazhdim që shtrihen që nga ulja e varfërisë, barazia gjinore, ndryshimet klimaterike, një qeverisje e mirë, sistemi i drejtësisë”. Këshilltari i OKB Berends teksa Shqipëria ndodhet në një moment të rëndësishëm duke shpresuar për hapjen e negociatave me BE-në tha se pret që të plotësohet kriteret për një zhvillim të qëndrueshëm. “Shqipëria është në një periudhë të rëndësishme sepse kërkon integrimin në BE dhe zhvillimi ekonomik, mirëqeverisja apo disa pika të tjera si këto bashkë me reformat e nisura janë kritere që duhen çuar deri në fund për vazhdimin përpara në integrimin e Shqipërisë. Duhen të jenë aktorët dhe faktorët në Shqipëri që me zërin e tyre të promovojnë të drejtat duke i dhënë zë dhe shpresë për të arritur aty ku duhet”. I pyetur për një mendim personal për ngërçin politik duke qenë se Berends është bashkëshorti i ambasadores së Hollandës në Shqipëri, zyrtari i OKB la të kuptohej se vetëm plotësimi i reformave dhe normaliteti sjellin avancimin e Shqipërisë në BE. “Aspektet politike nuk janë vetëm në Shqipëri ne i shohim si sfida edhe në vendet e tjera të rajonit dhe më gjërë dhe na duam të japim një frymë të gjërë bashkëpunimi për rolin e gjithsecilit në shoqëri që mund të çojë vendin përpara”. Këshilltari për Mjedisin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri Sebastiaan Berends ka mbërritur në qytetin e Shkodrës në trajnimin me studentët në një tur që po zhvillohet në të githa universitetet.

Artikulli paraprakVELIPOJË, PROKURORIA SEKUESTRO PËR 23 HEKTARË TOKË
Artikulli tjetër“GJOBAT”, REAGON KËSHILLTARI MUSTAFA LICI