Gjykata e Shkodrës me një kërkesë të bërë nga prokuroria ka vendosur sekuestro për 23 mijë metër katror tokë në fshatin Baks të Rrjollit në njësinë administrative Velipojës e dyshuar si e përfituar në bazë të dokumentave të falsifikuar nga ana e shtetasit Vatë Lari.

Hetimi nisi pas një kallëzimi penal të një personi tjetër për këtë sipërfaqe toke. Prokuroria ka ngritur dyshime të arsyeshme se shtetasi Vatë Lari që jeton prej disa vitesh në Francë me familjen e tij ka përfituar 23 mijë metër katrorë tokë duke falsifikuar dokumentat zyrtarë të komunës së Velipojës dhe Komisionit të Kthimit të Tokave. Shtetasi Vatë Lari është bërë pronar i tokës në vitin 2013 pasi e ka regjistruar në hipotekë dhe më pas është larguar drejt Francës. Në hipotekë pas kërkimeve të bëra nga prokuroria ka rezultuar se shkresa e komunës Velipojë e 4 nëntorit 2008 rezulton pa numër protokolli. Lidhur me këtë procedim penal eshte pyetur edhe shtetasi Nikollë Marku ish-kryetar i Komunës Velipojë dhe  shtetasi Marash Keqi , ish-punonjësi i zyrës së bujqësisë te cilet kanë deklaruar se nuk kane nenshkruar ne  ate  shkrese qe i eshte percjelle zyres se rregjistrimit per te percjelle dokumentacionin per rregjistrim në hipotekë ne emer te shtetasit Vatë Lari. Nga ekspertimi grafik në shkresa ka rezultuar se nuk janë shkruar dhe firmosur nga ish-kryekomunari Nikollë Marku dhe ish-zyrtari Marash Keqi. Në 10 tetor të 2013-ës toka që prokuroria sekuestroi i është shitur shtetasit N.S sipas një kontrate shitje pasurie të paluajtshme. Shtetasi N.S pasi është marrë në pyetje ka deklaruar se e ka blerë tokë prej 23 hektarësh. Por prokuroria pas hetimeve ka krijuar dyshime se shtetasi Vat Lari e ka përfituar pronësinë në bazë të falsifikimeve dhe për këtë arsye u kërkua nga gjykata sekuestro preventive, kërkesë të cilën gjykata e pranoi.

Artikulli paraprakISIS BËN THIRRJE PËR SULME, RADHËN E KA ITALIA
Artikulli tjetër“ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM, SHQIPËRIA TË PËRMIRËSOHET”