Për të 10-in vit radhazi Qendra Kulturore e Fëmijëve në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore dhe Kolegjin Turk “ Hasan Riza Pasha’ zhvillojne kampionatin pranveror mes shkollave 9 vjecare te Bashkise Shkoder.

Perfaqesuesi I DAR Shkoder Entri Cako thekoson se risia e ketij viti eshte perfshirja ne gare e didiplines se patinazhit dhe dyfishimi I shkollave pjesmarrese pasi tashme perfshihet gjithe bashkia e madhe e Shkodres. Ndersa per perfaqesuesin e Qendres Kulturore te Femijeve Agim Troshani ky kampionat synon te kthehet ne tradite per qytetin e Shkodres ndersa vlerësoi maksimalisht pergatitjen e të rinjve Ky organizim me nxenës të shkollave 9 vjecare të qytetit synon të përfshijë të rinjtë në sa më shumë aktivitete sportive. Nga viti ne vit organizatoret po e kthejne këtë aktivitet në një arenë gjithpërfshirëse për të gjitha moshat dhe fëmijet e shkollave 9 vjecare. Nderkohe qe faza finale do te zhvillohet gjate 4 diteve, ndersa ne fund do te shpallen edhe shkollat fituese ne disiplinat perkatese.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakVELIPOJË, 10-VJECARJA GJEN VDEKJEN PAS PËRPLASJES NGA MAKINA
Artikulli tjetërKREMTOHET NË SHKODËR, DITA E ZOJËS SË KËSHILLIT TË MIRË