Në Qytetin e Veriut të Shqipërisë, Shkodër që prej kohëve të lashta nderohej me përkushtim të veçantë, një figure e mrekullueshme e Zojës.

Është ajo figure që sot ndodhet në Gjenacan të Italisë. Historia e saj, është vetë historia e katolicizmit ndër shqiptarë, katolicizëm i cili, me vdekjen e Gjergj Kastriotit, Skënderbeut, më 1468, nisi udhën e vet të kryqit. Në sa një pjesë e madhe e banorëve, gjatë pesë shekujve të robërisë, do të shtrëngohej të ndërronte fe e një pjesë tjetër do të merrte rrugët e mërgimit, vetëm një pakicë do të mbetej besnike, duke vuajtur porsi gjarpri nën gur për shekuj e shekuj.Ne kete kuader, bersimtaret katolik kane marre pjese ne meshen solmne te mbajtur ne Kishen e Zojes ne Shkoder ne hyrje te qytetit, e cila eshte drejtuar nga Arqipeshkvi i dioqezes Shkoder – Pult, Mons.Angelo Massafra. E ndërsa besimtarët luteshin e luten në Kishën rrëzë Kështjellës, mendja nuk mund të mos u fluturojë në Gjenacan, afër Romës, atje ku Zoja Mërgimtare, si qindra mijëra shqiptarë në kohë të lashta e të reja, ndërmjetëson përsëri për fatet e Kombit shqiptar.

Artikulli paraprakZHVILLOHET “KAMPIONATI PRANVEROR” MES 37 SHKOLLAVE TË BASHKISË SHKODËR
Artikulli tjetër“ FUQIZIMI SOCIAL DHE EKONOMIK PER ROMET DHE EGJYPTIANËT”