Fëmijë të grupmoshave të ndryshme në Shkodër kanë marrë pjesë në kupën që u zhvillua në nderim të një emri të madh të futbollit shqiptar siç është Sabah Bizi.

Kjo kupë është organizuar nga Zyra Rajonale e Federatës Shqiptare të Futbollit, me iniciativën e drejtuesit të saj Hysen Zmijani.

Ky organizim përkon me 70 vjetorin e lindjes së kësaj embleme të madhe të futbollit dhe do të jetë mënyra më e mirë e mundshme për ta nderuar atë.

Këtë të shtunë u zhvilluan edhe ndeshjet finale për grupmoshat e ndryshme nga ku u shpallën edhe fituesit. Në përfundimi të kësaj finaleje ishte vetë emblema e futbollit shqiptar që u shpreh i lumtur rreth këtij aktiviteti në nderë të tij.

Artikulli paraprakVLLAZNIA-SKËNDËRBEU, PËRFUNDON PJESA E PARË 2-1
Artikulli tjetër“HEROI” ESHTE RIBAJ, VLLAZNIA FITON ME SKENDERBEUN