Çiklistët shqiptar dhe të huaj që po marrin pjesë në rrethin e 73-të çiklistik kanë rrezikuar ndjeshëm jetën.

Në etapën Tiranë-Shkodër, pasi kanë hyrë në pjesën e Shkodrës policia edhe pse ka patur njoftim nuk ka marrë pasa për qarkullimin, gjë të cilën e tregon edhe vetë presidenti i federatës Skënder Anxhaku. Në etapën Tiranë-Shkodër e gjatë 94 kilometër, fitues u shpall Ylber Sefa i Tiranës, në vend të dytë Kristel Sota i Apolonisë dhe në vend të tretë Josif Çerkez i Bosnje Hercegovinës. Çiklistët e Vllaznisë mbërritën me grupin e dytë duke bërë një paraqitje pozitive. Renditja e përgjithshme pas garës së dytë kryesohet nga Sefa, i dyti është Banushi dhe i treti boshnjaku Çerkez. Etapa e radhës do të jetë Shkodër-Burrel, 100 kilometër.

Artikulli paraprakZJARRET, MBLIDHET SHTABI I EMERGJENCAVE, DANI: PO MERREN MASA
Artikulli tjetërSTAR TREND – 15.06.2016