Autoritetet ukrainase kanë deklaruar se tre fëmijë kanë vdekur, gjatë shpërthimit të zjarrit në një kamp për të rinj, në portin e qytetit të Odesas.

Pas fikjes së zjarrit, ekipet e shpëtimit kanë gjetur mbetjet e dy fëmijëve, më pas ishte gjetur edhe një vajzë, 12 vjeçare. Kryeministri i Ukrainës, Volodymyr Hroysman, ka shprehur ngushëllimet e tija dhe ka thënë se ata që janë përgjegjës do të ndëshkohen.

Përmes disa komenteve, Hroysman ka thënë se, “Vdekja e fëmijëve është tragjedi e madhe”. Autoritetet kanë bërë të ditur se 42 fëmijë ishin brenda shtëpisë nga druri që u përfshi nga flakët.

Artikulli paraprak99% E SHTRESËS SË OZONIT ËSHTË RIPARUAR
Artikulli tjetërPARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT