Zjarr në afërsi të Gjykatës së Lartë në Tiranë.Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dh ato zjarrëfikëse. Nuk dihen shkaqet e rënjës së zjarit.

Flakët kanë përfshirë katin e parë të kësaj gjykate që mendohet se janë zyrat e arkivës. Ndërkohë që policia shpjegon se aty është një zyre e një kompanie celulare që mban bateri.

Ja informacioni Paraprak i policisë për ngjarjen
Më datë 19.08.2018, rreth orës 14:15, në rrugën “Reshit Çollaku”, në një dhomë e cila përdorej nga një kompani telefonike për mbajtje baterish ka rënë zjarr.

Zjarri është fikur dhe ka vetëm dëme materiale. Po punohet për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të rënies së zjarrit.

Artikulli paraprakMJEKËT MBAJNË NË JËTË ADOLESHENTIN QË RREZIKOI TË MBYTEJ NË LIQEN
Artikulli tjetërDEPUTETI I PS PJERIN NDREU REAGON NDAJ DEKLARATES SE EDI PALOKES DHE PD