Zjarr në një apartament në banesat sociale, evakuohet familja

Një apartament në banesat sociale në Shkozë në Tiranë është përfshirë nga flakët. Sipas informacioneve shkak është bërë shpërthimi i një bombole gazi. Forca zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, duke evakuuar edhe familjen. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Zjarr u regjistrua në katin e tretë të një pallati në banesat sociale.

Artikulli paraprakTROFEU I U-19 SHKON NË SHKODËR
Artikulli tjetërISIS SULMON RESORTIN TURISTIK NË FILIPINE