Një zjarr i madh shpërtheu në një spital në lindje të Indisë në qytetin Bhubaneswar duke i marrë jetën të paktën 20 personave, ndërsa me dhjetëra pacientë të tjerë u dërguan në spital për të marrë ndihmën e nevojshme.

Rreth 120 zjarrfikës punuan për shuarjen e zjarrit dhe vetëm pas disa orësh arritën t’i vinin flakët e mëdha nën kontroll. Dëshmitarët dhe burimet spitalore thanë se si shkak i rënies së zjarrit dyshohet një qark i shkurtër elektrik. Shumica e viktimave thuhet se vdiqën nga asfiksia. “Si pasojë e zjarrit 20 persona kanë humbur jetën, ndërsa rreth 100 të tjerë mbetën të plagosur, shumë prej tyre në gjendje të rëndë”, tha një prej zyrtarëve vendas.

Artikulli paraprakANALIZA 1 VJEÇARE – KTHIMI I PRONAVE, MANJANI: LIGJI MË I MIRI, PËR 10 VITE MBYLLET KJO HISTORI
Artikulli tjetërTASHMË POLICIA DO FAJËSOJË VIKTIMAT E VJEDHJES DHE JO HAJDUTËT…?