Zjarr në paraburgim lëndohet një efektiv i policisë

 Një zjarr ka rënë në ambientet e paraburgimit në Komisariatin e Policisë në qytetin e Vlorës, për pasojë ka mbetur i plagosur një efektiv i cili është jashtë rrezikut për jetën Shkak i rënies së zjarrit në katin e dytë të ndërtesës dyshohet djegia e dyshekëve nga të arrestuarit në paraburgim ose një shkëndijë elektrike. Ka përforcime dhe shtim të numrit të policëve në komisariat ndërsa deri tani nuk raportohet për ndonjë tentativë për arratisje. Ambulanca dhe zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje ndërsa nuk ka të dhëna për të lënduar të tjerë.Zjarri në paraburgimin e Vlorës ka rënë pas një konflikti mes disa të dënuarve me rekorde të theksuara kriminale. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve sqaron se i është vënë flaka disa dyshekëve duke sjellë përshtjellim të situatës.“Pas një konflikti fizik midis disa personave me rekorde të theksuara kriminale kanë ndërhyrë në mënyrë të menjëhershme forcat e policisë se burgut. Është bërë izolimi I personave të përfshirë në konflikt. Pas kësaj shokët e qelivë të personave të futur në izolim në shenjë proteste I kanë vënë flakën dyshekëve të dhomave përkatëse duke sjellë pështjellim të situatës. Menjëherë është bërë njoftimi I forcave zjarrfikëse, Forcave Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve si dhe I forcave të Policisë së Qarkut Vlorë. Gjithashtu është njoftuar dhe prokuroria Vlorë”, sqaron Drejtoria e Burgjeve.Ndërkohë ky institucion bën me dije se nga flakët një efektiv ështgë asfiksuar.“Si pasojë e kësaj ngjarjeje është dërguar në spital pas asfiksisë nga tymi një efektiv I policisë së Burgjeve. Pas largimit të zjarrfikëseve situate në IEVP Vlorë është totalisht e normalizuar.Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ju bën me dije se në çdo moment është në ndjekje jo vetëm ne situatën e krijuar në IEVP Vlorë por dhe në çdo IEVP tjetër në Republikën e Shqipërisë, në përmbushje të detyrave funksionale dhe në zbatim të planit të plotë të sigurisë