Greqia po vazhdon të përballet me një valë intensive zjarresh, që ka filluar ditë më parë.

Aktualisht, situata është më shqetësuese në rrethinat e Athinës, në zonën verilindore, si dhe në rrethin e Ilias, në Peloponez. Në Oropos pranë Athinë, forcat zjarrfikëse po luftojnë që të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit, duke shfrytëzuar faktin se intensiteti i erës është dobësuar, por do të forcohet sërish në orët e pasdites. Edhe pse nuk është bërë ende një bilanc zyrtar i dëmtimeve, autoritetet lokale thonë se dhjetra banesa janë shkatërruar tërësisht ose pjesërisht. Disa prej njësive bashkiake të Oropos janë shpallur në gjendje emergjence.

Shumë prej akseve rrugore në zonë janë vazhdojnë të jenë të bllokuzara që nga mesanata. Dhe ndërsa dhjetra zjarrfikës e mjete po përleshen me zjarret, forcat politike në vend janë përfshirë në një luftë deklaratash, me akuza dhe kundërakuza. Ministri grek i Drejtësisë, Stavros Kontonis, deklaroi se zjarret janë pjesë e një plani të organizuar. “Janë zjarrvënie të qëllimshme dhe madje në bazë të një plani të organizuar, me qëllim që të shkaktojnë tensione sociale në vend”, deklaroi Kontonis në kanalin e parë të televizionit publik, ERT.

Sipas tij, vetëm në ishullin Zakinthos, u aktivizuan në të njëjtën kohë, 15 vatra zjarri. “Nëse ky nuk është plan i organizuar zjarrvënieje, atëherë çfarë është”, drejtoi pyetjen retorike ministri grek i Drejtësisë. Por deklaratat e tij shkaktuan reagimin e fuqishëm të gjithë partive të tjera. Partia më e madhe e opozitës, Demokracia e Re, e akuzoi qeverinë për paaftësi në menaxhimin e situatës. “Paaftësia dhe mungesa e organizimit, nuk fshihen pas teorive konsiprative. Nëse qeveria ka prova për plan të organizuar, duhet të vejë menjëherë në dijeni popullin grek dhe autoritetet kompetente”, deklaroi Demokracia e Re.

Në këtë duel deklaratash u përfshi edhe zyra e shtypit e kryeministrit Tsipras. Ndërkaq, ditën e martë (15 gusht 2017) në të gjithë vendoin janë raportuar 82 vatraq zjarri, ndërsa shërbimi i emergjencave civile ka paralajmëruar se edhe kjo ditë është me rrezikshmëri të lartë, sidomos në pellgun e Atikës, ku ndodhet edhe kryeqyteti Athinë.

Artikulli paraprakNJË TJETËR VIKTIMË E BALENËS BLU, 14 VJEÇARI VRET VETEN ME QESE PLASTIKE
Artikulli tjetërNUMËROHEN 5 VATRA ZJARRI NË TIRANË, KORÇË, VLORË E GJIROKASTËR