Stina e nxehte e verës dhe temperaturat e larta kane rritur rrezikun e vatrave te zjarrit ne qarkun e Shkodrës. Një vatër zjarri është shfaqur rreth ores 14:00 ne komunën e Bushatit. Ne lagjen mundije eshte regjistruar ne vatër zjarri ku fillimisht janë përfshire nga flaket e zjarrit shkurret dhe pemët pranë kodrave, megjithatë era shfaq rrezikun e përhapjes se vatrave te zjarrit. ZJARRFIKËSET NË VENDIN E NGJARJES PO MONITOROJNË SITUATËN

Prane vendin te zjarrit kane mberritur menjehere mjetet zjarrfikese te cilet po bëjnë neutralizimin e vatrave te zjarrit me qellim qe zjarri mos te përhapet pranë shtepive te banimit te cilet mund te sjellin nje situate emergjente. Burime prane zjarrfikësve bëjnë me dije se vatra e zjarrit ka qene e rastësishme si rezultat i temperaturave te larta qe kane perfshire qarkun e Shkodrës gjate ditëve te fundit.

Artikulli paraprakURDHËRI I INFERMIERIT: POLICIA DUHET TË NA MBËSHTESË
Artikulli tjetërXHEVAHIR SUKAJ I BASHKOHET PARTIZANIT NË SUPERIORIE