Edhe pse me ulje te temperaturave, zjarret nuk e kane humbur nuk janë zhdukur nga harta e qarkut të Shkodrës.

Sipas të dhenave pranë emergjencave civile ne ministrine e brendshme, raportohet se gjatë 24 oreve ne territorin e Qarkut te Shkodres eshte regjistruar nje vater zjarri konkretisht ne fshatin bushat, te Bashkisë Vau Dejës. Qarku Shkodër.

Ka rënë zjarr në shkurre dhe ferra që ndodheshin midis banesave në lagjen “Suma” të Njësisë Administrative Bushat, bashkia Vau-Dejës. Shërbimi vendor i MZSH Vau-Dejës meqenëse nuk disponon automjet zjarrfikës ka dërguar në vendngjarje 10 forca zjarrfikëse, kurse Shërbimi vendor i MZSH Shkodër ka dërguar për ndihmë 1 automjet zjarrfikës dhe 4 forca zjarrfikëse, të cilat kanë punuar duke izoluar fillimisht zjarrin dhe më pas e kanë shuar plotësisht atë. Si pasojë e zjarrit u dogjën vetëm shkurre dhe ferra.

Artikulli paraprakPENSIONISTËT, SI TË SHMANGEN RADHËT NË POSTË
Artikulli tjetërSTRUKTURA E RE E “QEVERISË 2”