Një ditë pas zjarrit të rënë në Zogaj ku humbi jetën 52 vjeçari Jakup Çotaj, drejtori i repartit zjarrëfikës në Shkodër Agim Ponari tha se zjarrëfikëset janë nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes por viktima ka ndërruar jetë përpara se shtëpia të digjej si shkak i asfiksimit nga tymi ndërsa tregon se ndërhyrja ishte e vështirësitë për shkak të terrenit.

Drejtori Ponari tregon se cilat janë dy dyshimet kryesore të zjarrit që përfshiu banesën në Zogaj duke bërë që kryefamiljari Jakup Çotaj të digjet brenda.

Familjarët e tjerë kanë arritur që të shpëtojnë mes të cilëve edhe një fëmijë 8 vjeç si dhe një pjesë e banesës ka shpëtuar pa u djegur. Policia, prokuroria dhe ekspertët e zjarrëfikësve vijojnë hetimet për të nxjerrë shkaqet e plota të kësaj ngjarje.

Artikulli paraprakVOLEJ FEMRA, MBYLLET KAMPIONATI PËR VLLAZNINË
Artikulli tjetërVUAN DËNIMIN NË SHQIPËRI PËR KORRUPSION, MEDIAT GREKE: FREDI BELERI DO KANDIDOJË PËR …