Është mbyllur kampionati për Vllazninë e volejbollit të femrave. Në fakt, ashtu siç pritej, ajo e ka patur shumë të vështirë të përballet me kampionen në fuqi të vendit, Skënderbeun dhe me dy humbje ndaj saj në gjysmëfinale, i ka dhënë lamtumirën kampionatit.

Megjithatë, në ndeshjen ndaj korçarëve, në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, Vllaznia bëri një paraqitje shumë dinjitoze, madje arriti ta fitojë setin e parë në shifrat 25-17.

Megjithatë, vetëm kaq, sepse Skënderbeu reagoi në setet e tjera, duke i fituar 25-19, 25-10 dhe 25-21. Në këtë mënyrë, korçarët fitojnë edhe krejt ndeshjen me rezultatin 3-1, duke u kualifikuar për në finalen e kampionatit.

Në këtë mënyrë, për Vllazninë mbyllet këtu rrugëtimi i saj në kampionat.

Artikulli paraprakNOT, VIKI TAFRRUKU KAMPIONE KOMBËTARE
Artikulli tjetërZJARRI NË ZOGAJ, DREJTORI: BËMË MAKSIMUMIN