Një zjarr ka shkrumbuar një apartament në katin e dytë të një pallati në lagjen “Perash” në afërsi të Medresesë “Haxhi Sheh Shamia” në qytetin e Shkodrës. Si pasojë e një shkëndije elektrike, zjarri ka përfshirë të gjithë apartamentin, ndërkohë që kuzhina e shtëpisë është shkrumbuar totalisht. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur zjarrëfikësja, e cila ka neutralizuar flakët brenda pak minutave. Në vendngjarje kanë mbërritur dy automjete zjarrëfikëse, për shkak të intensitetit të lartë të flakëve, të cilat kanë rrezikuar të përhapen edhe në kate të tjera të pallatit.

Për fat të mirë nuk ka patur të lënduar në njerëz, përderisa sipas informacioneve, në momentin e shfaqjes së flakëve nuk ka patur persona në banesë. Ky nuk është rasti I parë kur banesat përfshihen nga flakët e zjarrit si pasojë e shkëndijave te energjise elektrike, nje kembane alarmi per institucionet dhe drejtuesit e oshee te cilet ne asnje moment nuk pergjigjen per demet e shkaktuara nga djegiet e ketyre banesave ne Shkoder

Artikulli paraprak3 VITET E FUNDIT, MË TË NGROHTAT QË PREJ 170 VJETËSH
Artikulli tjetërARTA MARKU NDËRPRET KOMANDIMET E PROKURORËVE