Aksi rrugor Shirok -Zogaj eshte kthyer prej vitesh ne nje problem serioz per qarkullimin e automjeteve dhe pengese per zhvillimin e turizmit. Ngushtesia e kesaj rruge shpesh here eshte bere burim aksidentesh dhe gjithashtu ka bere qe banoret e lagjes zogaj ta ndiejne veten te shkeputur nga qyteti i shkodres per te mos thene te harruar.

 

Lagjia Zogaj ndonese vetem 7 kilometra larg Shkodres ka si lidhje me pjesen tjeter te qytetit vetem nje rruge krejt te ngushte gjarperuese qe nuk mundeson shkembimin e dy makinave me perjashtim te xhepave te rruges rreze malit, ku drejtuesit e mjeteve duhet te ndalen per ti hapur rruge njeri-tjetrit.Ngushtesia e ketij aksi paraqitet mjaft problematike edhe per banoret qe i kane banesat buze rruges.

 

Nga ana tjeter rruga e ngushtë njëkalimshe krijon një problem akoma më të madh sidomos për lëvizjen e autobusëve me turistë të cilët mbërrijnë deri në Shirokë dhe nuk lëvizin më tej për të shkuar në Zogaj vetëm për shkak të mungesës së infrastrukturës dhe frikës që kanë pasi nuk e njohin terrenin.

 

Pas rikonstruksionit dhe zgjerimit të rrugës së Shirokës, bashkia e Shkodrës duhet që të kërkojë një fond të vecantë për të siguruar një infrastrukturë më të mirë për këtë zonë e cila nëse do të përfshihej në ndonjë prjojekt përfundimi I saj do ti jepte më tepër mundësi zhvillimi kësaj zone turistike .

 

Artikulli paraprakLEZHË, PANAIR NË DITËN BOTËRORE TË BLETËS
Artikulli tjetërFILLIM SEZONI, VELIPOJA PRET PUSHUESIT E PARË