Banoret e dy lagjeve periferike ne Shkoder rrezikojne te preken nga epidemite.

Behet fjale per lagjen Tepe dhe ate prane stacionit te trenit te cilet jetojne mes ndotjes dhe pastrimi i territorit behet vetem nje here ne 7 muaj. Afro 3 mije banore, e nisin dhe e mbyllin diten mes plehrave dhe frikes se perhajes se epidemive pasi ato jane perziere dhe me ujrat e zeza. Fondet qe Bashkia mbledh ne zone nga taksa e pastrimit dhe gjelberimit jane te konsiderueshme, por e tille nuk eshte puna qe kryhet.Ne 20 vite banoreve iu eshte premtuar shumegje, por ajo cfare iu eshte afruar jane vetem plehrat ne rruge. Problemet me plehrat jo vetëm që nuk po zgjidhen por po rëndohen dita-ditës, por dëmtojnë dhe kërcënojnë rëndë shëndetin. “Shumicën e kohës plehrat lihen në rrugë dhe trotuare duke u bërë burim i erës së keqe dhe rrezik për përhapjen e sëmundjeve të ndryshme. Në zonat periferike, shërbimi i mbledhjes së mbeturinave thuajse nuk ekziston, çka i bën këta qytetarë, të dorës së dytë.

Artikulli paraprakNDIHMA EKONOMIKE, E GJITHA NË REGJISTËR ELEKTRONIK
Artikulli tjetërTERRORIZMI, MPOSHTI MASAT EKSTREME TË EUROPËS