Me reformën në drejtësi dhe paketën ligjore ku përfshihen një sërë ligjesh organike, Prokuroria e Përgjithshme ka parashikuar në strategjinë e saj 2018-2020 krijimin e zyrave të përgjimeve elektronike në të gjitha prokuroritë e rretheve.

Sipas strategjisë së hartuar tashmë ka nisur puna për “krijimin e infrastrukturës teknike për realizimin e përgjimit të komunikimeve elektronike në Prokuroritë e Shkallës së Parë,

investime në infrastrukturë për krijimin e ambienteve të përshtatshme për pyetjen e subjekteve që gëzojnë status të posaçëm, për ruajtjen e provave materiale”.

Veç pajisjeve përgjuese të cilat tashmë do të jenë në çdo organ akuze është parashikuar dhe ndërtimi i zyrave dhe ambienteve ku do të merren në pyetje personat që gëzojnë status të veçantë, ku përfshihen dhe të miturit.

Pyetjet e tyre nuk do të bëhen më si deri tani, por ato do të regjistrohen si dëshmi duke marrë vlerën e provës në prani të psikologut, prokurorit dhe sipas rastit dhe gjyqtarit të seksionit të të miturve.

Aktualisht pajisjet e përgjimit ndodhen vetëm në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme dhe në ambientet e Shërbimit Informative Kombëtar.

Ndërsa me këtë strategji parashikohet që brenda dy viteve të gjitha prokuroritë në vend të kenë strukturën e tyre të përgjimit.

Artikulli paraprakAKSIDENTI TRAGJIK, IDENTIFIKOHEN 3 TË RINJTË QË HUMBËN JETËN
Artikulli tjetër1 MAJI, DEMONSTRUESIT ZJARR NË RRUGËT E PARISIT