Shakhtor Soligorsk ka zyrtarizuar afrimin e Ardit Krymit. Mesfushori 26 vjeçar dhe klubi nga Bjellorusia kishin arritur dakordësinë prej ditësh, teksa vetëm sot ka ardhur firma.Krymi ka një jetë me Vllazninë në Abissnet Superiore, sakaq tani do e provojë veten në një aventurë të re jashtë vendit.

“Mesfushori shqiptar me tipare mbrojtëse, Ardit Krymi, ka firmosur një kontratë me klubin tonë. Krymi është i lindur në qytetin e Shkodrës dhe ka dalë nga klubi i futbollit lokal, Vllaznia. Aty ai ka nisur karrierën e tij profesioniste dhe ka luajtur deri në fund të kontratës së tij para se të transferohej te Shakhtar. Në total, Arditi ka luajtur 239 ndeshje për Vllazninë, në të cilat ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 6 asiste. Ai është dy herë fitues i Kupës së Shqipërisë (2020/21; 2021/22)”, shkruan klubi.

Vetë futbollisti gjithashtu është shprehur i lumtur për transferimin. “Kapitull i ri, objektiva të reja” – shkruan ai.

Artikulli paraprakTRE LIDERËT KRYESORË TË BASHKIMIT EVROPIAN I JAPIN “DRITËN JESHILE” UKRAINËS PËR T’U FUTUR MENJËHERË NË BE
Artikulli tjetërVENDIMI PËR NDALIMIN E PUBLIKIMIT TË DËSHMIVE TË DUMANIT, SPAK ZBULON SI QËNDRON E VËRTETA