11 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të ish-komunave Blinisht, Ungrej dhe Zejmen në Lezhë janë kallëzuar në Prokurori nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për shpërdorim të detyrës, shkelje të barazisë në tendera dhe përdorim të fondeve pa dokumentacion mbështetës.

 

Auditimi i përket periudhës nga 1 Janari 2013 deri në 31 dhjetor 2015. KLSH ka konstatuar veprime të cilat kanë çuar në përdorim me efekt negativ me dëm ekonomik të fondeve publike në Buxhetin e Shtetit.

Dëmi ekonomik shkaktuar buxhetit të shtetit është 24.3 milionë lekë. Dy nga veprat ku janë konstatuar shkelje janë rikonstruksion i rrugës së shkollës në Kallmet dhe ndërtimi i një ure në Ungrej.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE