Në veprimtarinë “Siguri, inovacion, progres” Kryeministri Edi Rama u shpreh se pas 4 vitesh Policia e Shtetit do të pajiset me mjete të reja.

Rama kujtoi një lajm të vitit 2010 ku trajtohej ngelja në rrugë e pesë makinave të sapoblera të policisë së shtetit.

Ndërsa Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha se shtimi i flotës në policinë e shtetit reja është një hap i rëndësishëm në procesin e modernizimit të saj.