Një aksident fatal, me pasojë vdekjen e një 85-vjeçari ka ndodhur në Korcë.

I riu nga Fieri, ndërsa drejtonte një automjet, ka përplasur për vdekje të moshuarin, i cili në momentin e aksidentit, ka qenë duke drejtuar një biçikletë.

Nga ana e Policisë Vendore u bë arrestimi i shoferit fierak.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë – Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 23.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E. B., vjeç 19, banues në Fier,

pasi rreth orës 18:30, në lagjen nr. 3, Korçës, duke drejtuar mjetin tip “Renault”, ka përplasur biçiklistin, shtetasin S. M., vjeç 61, banues në Korçë, i cili ka vdekur në spital. Nenet 290 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakSULM ME THIKË,PLAGOSEN BABË E BIR,ARRESTOHET AUTORI
Artikulli tjetërAKSIDENT TEK PARLAMENTI, MOTORI PËRPLAS 20 VJECAREN