Vdekja tragjike e Emiliano Sala nga një aksident ajror tronditi shumë nga opinion publik, por rasti i Sala nuk është i vetmi. Më shumë se 100 futbollistë profesionistë kanë humbur jetën nga aksidentet ajrore.

Lista e futbollistëve që kanë humbur jetën nga aksidentet ajore:

Më 21 janar 2019, Emiliano Sala vdiq pasi aeroplani me të cilin udhëtonte u rrëzua në Kanalin Anglez.

Më 28 nëntor 2016, pothuajse i gjithë klubi i Chapecoense të Brazilit u shua pasi 19 lojtarë vdiqën e vetëm tre mbijetuan kjo për shkak se avioni me të cilin udhëtonin u rrëzua në malet e Andeve pranë Medelin, Kolumbi.

Më 27 prill 1993, një avion ushtarak që mbante 18 futbollistë nga ekipi kombëtar i futbollit të Zambisë u rrëzua në det.

Më 7 qershor 1989, 15 futbollistë holandezë vdiqën kur aeroplani tyre u rrëzua gjatë uljes.

Më 8 dhjetor 1987, një avion që mbante klubin Alianza të Limës u rrëzua në Oqeanin Paqësor ku si pasojë 16 lojtarë vdiqën.

Më 11 gusht 1979, 17 lojtarë të ekipit Pakhtakor Tashkent të një ish-kampionati të futbollit sovjetik vdiqën në një përplasje mes ajrit, mbi Ukrainë.

Më 3 prill 1961, 8 lojtarë nga Klubi i Deportes Green i Kilit, vdiqën në një aksident ajror I cili ndodhi në malin e Andeve në Amerikën e Jugut.

Më 16 korrik 1960, 8 futbollistë danezë vdiqën kur avioni i tyre u rrëzua në ngushticën e Oresundit.

Më 6 shkurt 1958, një aeroplan u rrëzua në aeroportin e Mynihut, ku si pasojë humbën jetën 8 lojtarë të Manchester United të Anglisë.

Më 4 maj 1949, 18 lojtarë të klubit të FC Torinos vdiqën në një aksident ajror pranë Torinos.

Artikulli paraprakNJERIUT MË TË PASUR NË BOTË I BËHET SHANTAZH ME FOTO INTIME
Artikulli tjetërREPUBLIKA E MAQEDONISË SË VERIUT VENDOS DATËN 21 PRILL SI DATËN E ZGJEDHJEVE PRESIDENCIALE