Këtë të premte është kremtuar mesha e shenjtë në varrezat e rr’majt në përkujtim të të gjithë shpirtrave që kanë kaluar në amshim.

Besimtarët katolik janë lutur sot për të afermit e tyre që zoti ti pranojë, prane vetes. Gjatë predikimit të ungjillit imzot Angelo Masafra u ndal tek ngjarjet e ndodhura së fundmi në qytetin e Shkodrës të cilat kanë tronditur mbarë opinion publik.

Dita e të Gjithë besimtarëve të vdekur (e njohur edhe si Purgatori) është një ditë e veçantë kur ne kujtojmë çdo anëtar të bashkësisë së shenjtërve – përfshirë edhe anëtarët ose miqtë tanë besimtarë të familjes, të cilët kanë kaluar nga kjo jetë.

Përkujtimi i të vdekurve me vizitën e varrezave e lutjen drejtuar Zotit për shpirtin e të të vdekurve, na fton ta përqendrojmë vëmendjen tonë mbi kuptimin e jetës e ta shikojmë vdekjen si udhë që na çon te njësimi më Zotin përjetësisht

Artikulli paraprakLEZHË, EKSOD MASIV INFERMIERËSH
Artikulli tjetërSHKODËR, DEPUTETËT ITALIAN: TË FUQIZOHET POLICIA