Policia ka zbardhur planin e masave për mbarëvajtjen e ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet Shqipërisë dhe Islandës. Policia ka marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë publike, për mbarëvajtjen e ndeshjes sonte në orën 20:45.

Për mbarëvajtjen e kësaj ndeshjeje do të angazhohen 215 forca të policisë së rendit, qarkullimit, Shqiponjat, FNSH-ja dhe Policia Kriminale. Do ketë bllokim të aksit në drejtim të stadiumit duke filluar nga ora 18:00 deri në përfundim të aktivitetit sportiv, si dhe do mbyllen lokalet rreth stadiumit.

Të gjithë tifozët do të kontrollohen në hyrje të stadiumit nga forcat e Policisë dhe nuk do të lejohet futja e sendeve të forta, shisheve me tapë, çelësave, monedhave apo metaleve (të çfarëdo lloji).

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan i kërkon qytetarëve që të minimizojnë lëvizjen me automjete në akset që të çojnë drejt stadiumit, çka do të sillte një ndihmesë në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti.

Artikulli paraprakI DËBUAR NË DY SHTETE DHE ME TRE IDENTITETE, PD KËRKON VERIFIKIM PER MARK BABANIN
Artikulli tjetërMARK BABANI REAGON NDAJ AKUZAVE TE PD: NUK KAM BERE AS 24 ORE BURG