Pas inspektimeve në terren të bëra nga Bashkia Shkodër, në Njësitë Administrative të përmbytura sipërfaqja totale ka arritur mbi 2710 Ha. Në detaje paraqitet si më poshtë:

Njësia Administrative Dajç: 1010 ha.Janë mbi 100 shtëpi te rrethuara nga uji. Nevojiten: furnizimi me ujë te pijshëm për banorët, pako ushqimore dhe nevoja minimale ditore prej 20 t baze ushqimore per gjënë e gjallë.

Njësia Administrative Ana e Malit: 1100 ha.
Në fshatin Obot kalimi bëhet i mundur me makinat e larta të ushtrisë.
Ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit. Janë 150 shtëpi të rrethuara nga uji.

Nevojiten:furnizimi me ujë te pijshëm për banorët, pako ushqimore,130 palë çizme të gjata, 130 thasë miell për banorët e zonave të prekura dhe baza ushqimore për gjënë e gjallë.

 

Në njësinë administrative Bërdicë janë mbi 320 ha tokë e përmbytur .
Stacioni i pompave të Ujësjellësit në Trush si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.

Në njësinë administrative Velipojë, janë të përmbytura mbi 140 Ha tokë.
Në fshatin Ças rrjedh uji nën argjinaturë.Kërkohet ndërhyrje e specializuar.
Janë 7 shtëpi të rrethuara nga uji.

Nevojiten: furnizimi me ujë të pishëm për banorët, pako ushqimore dhe bazë ushqimore për gjënë e gjallë.

Në zonën e Livadheve janë të përmbytura 80 ha. Në këtë rrugë ndodhen mbi 15 shtëpi me prezencë uji afër oborreve të tyre.
Nevojiten: furnizimi me ujë të pishëm për banorët, pako ushqimore dhe bazë ushqimore për gjënë e gjallë.

Në këtë moment 11 persona janë të akomoduar në konvikt. Gjithashtu Bashkia Shkodër ka bërë të mundur edhe lëvizjen e banorëve dhe akomodimin e tyre tek të afërmit e tyre.

Nga ana tjetër kanë filluar të shfaqen problematika edhe në zonat malore për shkak të reshjeve të dëborës. Në fshatin Kir ka rënie masive dheu e gurësh që si pasojë kanë bllokuar rrugën.
Bashkia Shkodër po merr masat e nevojshme për të bërë të mundur kalimin.

Specialistët tanë janë në terren, dhe po bëjnë vlerësimet e dëmeve të shkaktuara.