21 familje të varfra do të ndihmohen çdo muaj nga nxënësit e shkollës së mesme “28 nëntori” në Shkodër. Ky është një projekt i vetë qeverisë së nxënësve të cilët kanë marrë në patronazh 21 familje në nevojë në qytetin e Shkodrës.

Nxënësit paraqitën këtë projekt në shkollën ku bëjnë pjesë ndërsa stafi dhe drejtuesit mirëpritën këtë ide për t’i ardhur në ndihmë 21 familjeve të varfra të rajonit 4.

Sensibilizimi i nxënësve për të ndihmuar familjet në nevojë ka surprizuar mësuesit e shkollës “28 nëntori”.

Kjo nismë e nxënësve të shkollës së mesme “28 nëntori” për të marrë për një vit në patronazh 21 familje të varfëra patjetër që është një shembull për pjesën tjetër të shoqërisë me mesazhin e qartë se të gjithë bashkë mund të ndikojmë pozitivisht tek të tjerët që janë në nevojë.

 

 

Artikulli paraprak28 VJETORI I RIHAPJES SË XHAMISË SË PLUMBIT
Artikulli tjetërSHKODËR, INAUGUROHET XHAMIA E RE TEK URA E BUNËS