Në ditën kombëtare te trashëgimisë kulturore kalaja Rozafa në qytetin e Shkodrës ka mirëpritur turistët e saj nga ku hyrja ka qenë falas për të gjthë. Vizitorët e huaj vijojnë të jenë prezent ndonëse sezoni turistik ka përfunduar.

Të ardhur nga vendet e be kryesisht nga italia, tregojnë sesi lihen te impresionuar nga bukuritë natyrore dhe kulturore të vendit tone.

Këtë 29 shtator nuk kanë munguar grupet e shumta te vizitorëve. Një nga pjesëtarët e këtij grupi nuk heziton të flasë mbi atë cka më shumë i ka bërë përshtypje.

Nga të dhënat e publikuara në faqen e drejtorisë Rajonale Kombëtare të Kulturës. gjatë periudhës 1 janar – 15 shtator kalanë Rozafa e kanë vizituar 81 151 vizitor, ndërkohë hyrja dotë jetë falas dhe ditën e nesërme.

 

Artikulli paraprak“MARUBI”, VESHJET E ETNOGRAFISË ‘RIKTHEJNË’ SHKODRËN
Artikulli tjetërOSHEE MBAN SPORTELET HAPUR EDHE NË FUNDJAVË