Jo thjeshtë një mësues matematike, por edhe një piktor mjaft i suksesshëm, me një krijimtari të gjatë e me plotë talent. Ky është piktori Aleksandër Hila, i cili vjen për herë të pestë me një ekspozitë të tijën personale, këtë radhë në Galerinë e Arteve në Shkodër.

E ka titulluar “3 për 9”, për shumë kënd një titull ekspozite i çuditshëm, e megjithatë, vetë autori ka një shpjegim mjaft të qartë për këtë titull.

Të pranishëm gjatë hapjes së ekspozitës ishin një numër i madh të ftuarish, të cilët soditën me ëndje punimet interesante në disa gjini të ndryshme të pikturës. Padiskutim, nuk munguan impresionet pozitive për të gjithë punën e madhe të kryer për realizimin e kësaj ekspozite.

Drejtori i muzeut “Oso Kuka”, Fatmir Juka, përmendi fjalë të mëdha gjatë diskutimit të tij në hapje.

Ekspozita do të vijojë të jetë e hapur në Galerinë e Arteve në Shkdoër deri në datën 6 prill, për 14 ditë me radhë.

Në 27 pikturat e kësaj eksozite spikasin ngjyrat e forta, format interesante të natyrës dhe dëshira për të personifikuar në një tjetër dimension fantazinë e piktorit Hila.

 

Artikulli paraprakBASHKIA PËRGËNJESHTRON MINISTRINË E MBROJTJES
Artikulli tjetër“WEST COAST…”, KONCERT NË SHKODËR