Udhëheqësi komunist Fidel Castro ndërroi jetë në moshën 90 vjeçare. Udhëheqësi kuban ka drejtuar vendin për dekada të tëra, duke e shndërruar Kubën në një sistem njërpartiak.

Gjatë viteve 1960, ai erdhi në pushtet nëpërmjet revolucionit komunist, ndërsa kishte marrëdhënie miqësore me Bashkimin Sovjetik, ku vendosi edhe praninë e bazave sovjetike në shtetin kubanez. Ai shkakoi edhe krizën e raketave kubane në vitin 1960, duke shkaktuar frikën e një lufte bërthamore midis SHBA-ve dhe Bashkimit Sovjetik. Një anë tjetër e karrierës së tij udhëheqëse janë edhe përpjekjet e shumta për ta vrarë. Kastro thuhet se u ka shpëtuar 638 atentateve, shumica të organizuara nga CIA amerikane.

Artikulli paraprakSHIROKA, HISTORIA E VJETËR E SAJ
Artikulli tjetërSHTOHEN VIKTIMAT E STUHISË “ASTMATIKE” NË AUSTRALI