Nga inspektimet ne terren Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, ka deklaruar se situata nga përmbytjet në qytetin verior vijon të jetë e rëndë dhe tejet problematike.

Ademi theksoi se u bënë tre javë që Shkodra ndodhet nën ujë dhe vendi është akoma në situatë emergjente.

Sa i takon furnizimit me koncentrat, Ademi tha se ne total kane mberritur 217 ton koncentrat ku vetem 142 jane me fond te qeverise, qe do te thote se pjesa tjeter eshte nga donatoret.

Kryebashkiakja e djathtë akuzoi qeverinë për mosshpalljen e gjendjes së emergjencës, ndërsa tha se është e pafalshme që fondet e qeverisë nuk kanë parë ende dritën në Bashkinë Shkodër.

Ne operojmë në një procedurë emergjente. Jemi në mesditë dhe akoma nuk kemi asgjë në territor, nëse diçka vjen në darkë është e pamundur të shpërndahet sot”- tha Voltana Ademi nga fshati i izoluar i Obotit.

 

Artikulli paraprakOBOTI, FSHATI QË KOMUNIKON VETËM ME VARKA
Artikulli tjetërPËRMBYTJET, KRYEMADHI NË SHKODËR