Trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj nuk shoqëroi skuadrën në stërvitjen e zhvilluar pasditen e djeshme, duke dërguar një tjetër sinjal divorci mes palëve. Bardheblutë zbritën në fushën stërvitore “Skënder Halili”, por Ahmataj nuk dukej gjëkundi.

Shenja këto që tregojnë se mes palëve gjithçka ka përfunduar dhe largimi është thjeshtë çështje orësh. E kjo ka sjellë edhe sulmin e kryeqytetasve, të cilët janë hedhur në merkato për të gjetur trajnerin e ri.

Emri më i lakmuar është ai i Zakaria Ramadani, që pas eksperiencës te Ferronikeli është gati për të marrë drejtimin e një klubi shekullor. Mësohet se kontaktet e para mes palëve kanë nisur tashmë, por ende pritet akordi financiar.

Megjithatë, një gjë mund të thuhet zyrtarisht. Tirana “pret” kokën e dytë në pankinë brenda katër muajve, me Ahmataj që gjen fatin e paraardhësit, Ardian Mema në krye të klubit 24 herë kampion të vendit.

Artikulli paraprakLIDHJA MES ARTRITIT DHE DEPRESIONIT – KUJDESI QË JU DUHET
Artikulli tjetërFORBES PUBLIKON LISTËN, KËTA JANË 10 ARTISTËT MË TË PAGUAR PËR VITIN 2019