Zhvillimi rural do të jetë jetë në fokusin edhe të botës akademike. Pikërisht sot mori rrugë ajo që kryeministri Edi Rama e konsideron Akademia e 100 Fshatrave,

një rrjet bashkëpunimi mes qeverisë dhe botës universitare, për projektet e Programit Kombëtar të Rilindjes Rurale në funksion të 100 fshatrave të përzgjedhur për t’u kthyer në destinacione të reja turistike.

Duke folur rreth projektit, Kryeministri tha se kjo është një mundësi e mirë dhe për emigrantët për të kthyer sytë nga vendlindja përmes investimeve të tyre.

Rama: Besojmë shumë që turizmi dhe agroturizmi si një mekanizëm i tërheqjes drejt fshatit është një instrument shumë efikas dhe i papërdorur deri sot për daljen nga varëferia

dhe kthimin e vëmendjes së emigrantëve ndaj vendlindjes me investime që sjellin të ardhura dhe patjetër për krijimin e një efekti zinxhir që njësoj siç ndodh me agrikulturën do të çlirojë energji në gjitha hapësirat rreth e rrotull.

Memorandumi i bashkëpunimit u nënshkrua mes Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit si dhe institucioneve publike dhe private të arsimit të lartë.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE