Një aksident automobilistik është regjistruar në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të Vorës.

Në aksident është përfshirë një automjet tip ‘Benz’ dhe një automjet tip ‘Volkswagen’.

Burime nga Policia bëjnë me dije se nga aksidenti ka mbetur i plagosur lehtë një person.

Për shkak të aksidentit, janë shkaktuar radhë të gjata në superstradë.
Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet.

Artikulli paraprakKTHEHET URGJENT, AVIONI ME SHQIPTARË NISUR PËR NË PRISHTINË
Artikulli tjetërGJENDET I VDEKUR NJË PERSON NË RRUGËN E SPITALIT