Gjykata e Korçës ka lëshuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për Petrit Kupen dhe Laurenc Pallashin, dy drejtuesit e makinave që përplasën për vdekje babë e bijë, 3 ditë më parë në Korçë.

Me kërkesë të prokurorisë, gjykata vendosi t’i lejë në burg, ndërkohë që nga aksidenti vdiqën 32-vjeçari Sokol Hoxhallari, bashkë me vajzën e tij të mitur, 6-vjeçare.
Ata u shtypën nga makina Volksvagen, e cila devijoi nga rruga pas një aksidenti me një makinë Golf.

Drejtuesi i Volksvagenit devijoi nga rruga duke hipur në trotuar dhe shtypi dy këmbësorët, të cilët ndërruan jetë rrugës për në spital.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE