TAKIMI ËSHTË THIRRUR NË MËNYRË URGJENTE NGA KREU I QEVERISË EDI RAMA.  Pas deklaratave të forta që deputeti i përjashtuar nga Partia Socialiste Tom Doshi bëri duke akuzuar kryeparlamentarin Ilir Meta

se ka paguar për një atentat ndaj tij, kryeprokurori Llalla, ministri Tahiri dhe kreu i komisionit të Sigurisë Spartak Braho u takuan këtë mëngjes me kryeministrin Edi Rama. Takimi i cili zgjati rreth gjysmë orë, u mësua se ishte thirrur në mënyrë urgjente nga kreu i qeverisë Edi Rama në ambientet e kryeministrisë. Nuk dihet ende se cfarë është diskutuar mes tyre, por ajo që mesohet eshte me siguri është se në qendër të takimit kanë qenë deklaratat e forta që Doshi dha dje pas vendimit të grupit socialist për ta përjashtuar. Ai tha se Ilir Meta ka paguar një vrasës për ekzekutimin e tij. Por shkoi edhe më tej me akuzat kur tha se i paguari për vrasjen e tij është takuar në zyrë me ministrin Tahiri dhe i ka rrëfyer porositësin. Deklarata e djeshme që Braho dha pas akuzave të Doshit, konfirmoi se ka pasur një atentat të mundshëm ndaj deputetit Tom Doshi, por sipas tij, Doshi ka deklaruar se ka dashur ta vrasë kunati i ish-kryeministrit Berisha, Agim Rama. Po sipas deklaratës së Doshit, në dijeni për atentatin e mundshëm edhe vetë kreun e Kuvendit Ilir Meta, kryeministrin Rama, ministrin Tahiri, drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Artan Didi, Kryeprokurorin Llalla, madje edhe Senatin Amerikan.  Ish-deputeti socialist i Shkodres Tom Doshi u perjashtua dje me vendim unanim te grupit parlamentar te PS, pas luftes se hapur qe i shpalli kryeministrit Edi Rama, dhe kercenimeve se nese do te fliste do te tundeshin themelet e mazhorances.

Artikulli paraprakPROKURORIA E PËRGJITHSHME NIS HETIMET PËR AKUZAT E DOSHIT
Artikulli tjetërBASHA: META TË DORËHIQET, TË VIHET NË DISPOZICION TË PROKURORISË