Eskorta” – Kukës, arrestohen 3 persona, tentuan të kalojnë në Kosovë 19 afganë

Policia e Kukësit ka arrestuar tre persona pasi tentuan të kalonin në mënyrë ilegale 19 shtetas afganë. Në kuadër të operacionit të koduar “Eskorta” u arrestuan Edmont Alishallari, 37 vjeç, Armand Mehmet, 45 vjeç, Aleksandër Lata, 31 vjeç, të tre banues në Tiranë. Këta shtetas do t’i kalonin klandestinët nga Shqipëria për në Kosovë nëpërmjet kufirit të gjelbër dhe më pas destinacioni ishin vendet e BE. “Arrestimi i shtetasve u bë pasi nga shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në D.V.P. Kukës, në vendin e quajtur “Rruga e Kombit”, në dalje të tunelit të Kalimashit, me drejtim levizje Tiranë -Kukës, shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri- tjetrin, janë kapur në flagrancë, duke transportuar 19 shtetas të dyshuar afganë, me automjetet e tyre autovetura taksi, tip “Skoda” me targa AC837T, “Mazda” me targa AC 357T dhe “Opel-Astra” me targa AC 869 T, të cilët nepërmjet kufirit të gjelbër do ti kalonin në Kosovë, kundrejtë fitimit.” Materialet hetimore do ti kalojnë hetime të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kukës, për veprën penale” Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 298/2 dhe 25 të K.Penal.

Artikulli paraprakLUFTA NDAJ EKSTREMIZMIT,MINISTRI BUSHATI:ZERO LUFTETARE NGA SHQIPERIA
Artikulli tjetërSanDisk prezanton kartën SDXC me kapacitet 1TB