Një 27-vjeçar u arrestua të dielën në Utah, Amerikë nga policia pasi kërcënoi se do të vriste çdo vajzë që do t’i dilte përpara.

“Christopher Wayne Cleary deklaroi në një status në rrjetet sociale se do të sulmonte një vend publik që do të kishte sa më shumë femra, për arsyen e vetme se është i virgjër.

I irrituar nga refuzimi i femrave Christopher donte të nxirrte inatin e tij në këtë mënyrë. “Doja thjesht një të dashur, jo një mijë, jo ku*va, jo para, doja thjesht një të dashur. Doja të më donte dikush, por asnjë s’do t’ia dijë për mua. Jam 27 vjeç dhe s’kam pasur kurrë një të dashur, jam ende i virgjër.

Prandaj kam ndërmend të sulmoj një vend publik shumë shpejt. Do të masakroj shumë njerëz sepse jam gat të vdes dhe do t’i ndëshkoj gjithë vajzat që më refuzuan, duke vrarë sa më shumë vajza të tjera,”- shkruantë Cleary në statusin e tij.

Pas arrestimit nga policia 27-vjeçari mohoi gjithçka duke u justifikuar me faktin se nuk ishte i vetëdijshëm se çfarë shkruante

. Sipas policisë, i akuzuari për terrorizëm të mbetur në tentativë dhe dhunim të shërbimit të provës deklaroi se shumë herë kishte çrregullime emocionale që e bënin të shprehte mendime vrasëse.

Artikulli paraprakFOSHNJA 4-MUAJSHE VDES NGA FRUTHI NË PEDIATRINË E QSUT
Artikulli tjetërVODHI ME ARMË BANESËN NË 2015, NË PRANGA 30-VJEÇARI