Një 52-vjeçar nga Shijaku është arrestuar nga Policia pasi lëvizte me armë zjarri me vete. Artur Hushi, banues në Shijak u ndalua në orët e para të mëngjesit pasi iu gjet një armë zjarri automatik dhe 35 fishekë.

Njoftimi i plotë:Shijak

Arrestohet në flagrancë një shtetas pasi lëvizte me armë zjarri me vete.Sekuestrohet një armë zjarri automatik dhe 35 fishekë.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë organizuar shërbimet policore duke arrestuar në flagrancë shtetasin:• Artur Hushi 52 vjeç, banues në Shijak.

A.Hushi, në rrugën automobilistike Shijak – Maminaz, në orët e para të mëngjesit të sotëm është kapur në flagrancë me një armë zjarri automatik model PPS dhe një karikator me 35 fishekë model 54, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake ” parashikuar në nenin 278 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakGRUAJA BIE NË LUM DHE RREZIKON TË MBYTET, E SHPËTON BASHKËSHORTI
Artikulli tjetërOSBE DËNON ME FORCË SULMIN NDAJ GAZETARES LALA: AUTORËT TË DALIN PARA DREJTËSISË