Në shkollën profesionale “Arben Broci” vazhdojnë punimet për ndërtimin e dy godinave të reja, të cilat do jenë funksionale për vitin e ri shkollor 2018-2019.

Punimet vijojnë prej dy vitesh dhe pritet që të përfundojnë brenda datës 17 shtator. Një investim prej rreth 180 milionë lekë të vjetra nga ana e Ministrisë së Financave dhe e Ekonomisë.

Investim ishte nevojshëm duke u bazuar në rritjen e interesit të nxënësve për arsimin professional.

Drejtori i shkollës Zamir Laçaj thotë se ky është një investim I nevojshëm, i cili do ti shërbejë nxënësve të të gjitha drejtimeve profesionale që zhvillohen në shkollë ‘’Arben Broci’’.

Duke u bazuar në investimet e bëra dhe në politikat vendase Laçaj e shikon arsimin professional si një zgjedhje të duhur.

Sipas Laçaj Brenda 3 viteve të fundit ka pasur një rritje prej 40%-60% të numrit të nxënësve.

Arsimi professional po fiton një interes të madh si nga ana e institucioneve shtetërore po ashtu edhe nga ana nxënësit.