Dioksidi i karbonit i çliruar në dhomën e gjumit nga një mangall me prush që përdoret për tu ngrohur i shkaktoi vdekjen 19-vjeçares, Rezarta Hajdari, dhe helmoi bashkëshortin e saj.

Autopsia mjekoligjore i ka dhënë kështu përgjigje të gjitha dyshimeve për ngjarjen e rëndë vetëm 5 ditë pas martesës së çiftit.

Vdekja e 19-vjeçares, Rezarta Hajdari, vetëm 5 ditë pas martesës në Xhyrë të Librazhdit nuk ishte as vrasje e as vetëflijim, siç u ngritën dyshime pas ngjarjes së dhjetorit të kaluar.
Rezultatet e autopsisë i kanë dhënë përgjigje të gjitha dyshimeve.

Burimet thonë se ekspertiza për 19-vjeçaren ka përfunduar të premten, ndërsa i është dërguar prokurorisë së Elbasanit, që kishte nisur një hetim për ngjarjen.
Çifti u gjetën në gjendje të rëndë në dhomën e tyre në fillim të dhjetorit.

19-vjeçarja ndërroi jetë, ndërsa bashkëshorti i saj mbijetoi pas ndihmës mjekësore në Spitalin e Elbasanit.

Ky i fundit pasi la spitalin deklaroi se ata kishin marrë prush në dhomë për tu ngrohur.
Por familjarët e të resë nga ana e tyre kishin edhe dyshimet për një vrasje, ndaj edhe kërkuan autopsinë e saj.

Artikulli paraprakPENGMARRJA NË KAMËZ, FORCAT E RENEA-S, KONTROLLE NË ZONËN E SHIJAKUT
Artikulli tjetërPORNOGRAFI ME TË MITUR,ARRESTOHET 26- VJEÇARI