Me datë 20.04.2018,rreth orës 17:20, është marrë njoftim se në aksin rrugor Milot – Rrëshen , ka ndodhur një aksident automobilistik.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se janë përplasur mjeti tip autobus i drejtuar nga shtetasi N.M. me mjetin tip karrotrec të drejtuar nga shtetasi E.P.

Për pasojë, janë lënduar 6 shtetase, pasagjere në mjetin tip autobus, drejtuesi dhe pasagjeri i mjetit tip karrotrec, të cilët janë dërguar në spital, për ndihmën e nevojshme mjekësore , ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin , vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Artikulli paraprakVKM/QEVERIA REDUKTON 182 PUNONJËS TË MINISTRIVE, I KALOJNË AKSHI-SË
Artikulli tjetërMBLIDHET KESHILLI KOMBETAR I PD,RREZOHET KERKESA PER ANALIZE TE ZGJEDHJEVE 2017