Bandat rivale përplasen me armë para gjykatës

Pjesëtarët e dy grupeve rivale kanë hapur zjarr përballënjë gjykate në Stamboll, bëjnë të ditur mediat vendase duke cituar policinë. Të paktën një person është plagosur ndërsa një fëmijë është dërguar në spital por nuk dihet nëse ka plagë plumbi. Hurriyet raporton për disa persona të arrestuar. Flitet për dy banda rivale të cilat ishin përfshirë në një çështje gjyqësore që kishte të bënte me një vrasje. Policia ka rrethuar zonën. Foto të publikuara në rrjetet sociale por tregojnë njerëz të shtrirë në tokë ndërsa videot tregojnë panikun.