Bashkia Shkodër është përzgjedhur nga BE si një nga qytetet që do të përfshihet në projektin për modelimin e qyteteve të drejta. Ky projekt konsiston në forcimin e roleve dhe përgejgjësive të autoriteteve locale dhe të qytetarëve, duke ndikuar në krijimin e një qyteti të drejtë për të gjithë. Lajmin e ka bërë të ditur Bashkia Shkodër përmes rrjeteve sociale ku thuhet:

“Në kuadër të Javës së Objektivave të Zhvillimit 2019, po ndajmë me ju këtë video të realizuar në kuadër të projektit “Modelimi i qyteteve të drejta”, në të cilin Bashkia Shkodër është partnere dhe që po zbatohet në 10 shtete të ndryshme, në një partneritet prej 17 entesh të përfshira. Projekti “Modelimi i qyteteve të drejta” ka për qëllim të kontribuojë në promovimin e të kuptuarit të roleve dhe përgjegjësive të autoriteteve lokale dhe të qytetarëve në arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Agjendës 2030,

si dhe rëndësinë e lokalizimit të Agjendës 2030 nga bashkitë në hartimin e politikave lokale.Bashkia Shkodër njeh rolin e rëndësishëm të pushtetit vendor në arritjen e këtyre objektivave madhorë botërorë në nivel lokal, ndaj është e angazhuar në lokalizimin e tyre dhe përfshirjen në politikat lokale.

Bashkia Shkoder eshte klasifikuar per modelimin ne punen e saj për një qytet të drejtë për qytetarët dhe me qytetarët.” Caterina Brancaleoni, përgjegjëse në projektin e “Modelimit të qyteteve të drejta” tregon rëndësinë e këtij projekti gjatë implementimit të tij në Shkodër.

Artikulli paraprakFERMENTIM, 300 FAMILJE PREJ 20 VITESH PA UJË TË PIJSHËM
Artikulli tjetërGJENDEN DY TURISTËT BELGË QË U SHPALLËN TË HUMBUR