As lojtarët e rinj të ardhur tek skuadra e meshkujve e Vllaznisë në basketboll nuk kanë treguar një ndryshim në lojën e këtij ekipi.

Vllaznia mori një tjetër humbje këtë radhë ndaj Goga Basket. Miqtë fituan 90-76 edhe pse kjo përballje u luajt në Shkodër në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Drejtori teknik i Vllaznisë Altin Halili pranon se lojtarët kuqeblu bënë një ndeshje tërësisht të dobët.

Trajneri i Goga Basket, skuadër që mban vendin e parë në kampionat Melzin Lazimi tha se ndaj Vllaznisë nuk ishte një ndeshje e lehtë ndërsa tregon se objektivi është titulli kampion.

Vllaznia është në vendin e fundit në renditje dhe tashmë kanë mbetur edhe 9 ndeshje nga mbyllja e këtij kampionati ku kuqebluve i duhen medoemos rezultate pozitive si e vetmja mënyrë për të shpëtuar rënia nga kategoria.

Artikulli paraprakLEZHË, U GJYMTUA NGA AKSIDENTI POR RREZIKON JETËN
Artikulli tjetërSHKODËR, VELEÇIKU MUND ERZENIN, DHURATË VLLAZNISË